Pak pas vdekjes së Nexhmie Hoxhës, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo e veja e Hysni Kapos, ish numri dy i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ajo ka mbajtur shumë poste të rëndësishme gjatë kohës së komunizmit si Ministre e Industrisë së Lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ka qene kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90. Në fillimet e saj, Vito Kapo ka qenë sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan.