Showbiz

Ndërron jetë në pasarelë, zbulohet shkaku i vdekjes së modelit

Modeli 26-vjeçar, Tales Soares ndërroi jetë ditën e djeshme teksa ishte duke parakaluar në pasarelën e “Ocksa” gjatë javës së modës në Sao Paolo.

Pamjet e momentit kur ai u rrëzua në pasarelë bënë xhiron e botës ndërohë që u parashtruan menjëherë arsyet e vdekjes së tij.

Fillimisht mendohej se modeli po mbante një dietë të rreptë ndërsa shumë tjerë spekuluan se ai vuante nga anoreksia dhe varësia nga substancat narkotike.

Motra e Tales ka hedhur menjëherë poshtë këto hipoteza duke theksuar se ai ka qenë i shëndetshëm dhe kurrë nuk ka patur probleme të tilla.

Ditën e sotme, agjentja e tij u shpreh vdekja e papritur e 26-vjeçarit vjen nga një problem i lindur të cilën mjekët janë ende duke e zbuluar.