Aktualitet Celebrities Sport

Ndeshja me Shqipërinë? Jo, serbët i shqetëson më shumë Shvajni që i ka tradhtuar Anën!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë po afron, por vetëm dy ditë para saj, interesi në Serbi nuk është te sfida e fundjavës në “Arenën Kombëtare”. Portalet e mediave kryesore serbe janë mbushur me lajmin se Bastian Shvajnshtajger, tashmë ka dalë hapur me të dashurën e re, duke harruar gruan e tij, ish-tenisten serbe Ana Ivanoviç.

LEXO EDHE: Interes i jashtëzakonshëm për bileta, FSHF sqaron opionin publik me njoftimin e rëndësishëm!

“Bild” në fakt ka publikuar sot për herë të parë fotot e Shvajnshtajger me një bjonde në plazhet e Spanjës, me çiftin që rrinte në poza të dukshme të dashuruarish, duke u puthur pranë bregdetit.


Kësisoj konfirmoheshin zërat se Shvajnshtager dhe Ana nuk janë më bashkë, edhe pse ata e kishin hedhur poshtë këtë hipotezë që ishte përmendur edhe më parë në mediat rozë.

Pas publikimit të këtyre fotove sot, ngjarja është përhapur gjerësisht në mediat serbe, duke marrë vëmendjen e publikut më shumë se ndeshja me Shqipërinë.