Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, Buna, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se epnalitetet për subjektet që hedhin mbetjet në lumenj do të ashpërsohen. Në aksionin e pastrimit në Velipojë, mori pjesë edhe Zv/Kryeministrja, Senida Mesi e ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Anëtarët e kabinetit bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë u angazhuan në pastrimin e plazhit të ndotur nga mbetjet.