Ndotje masive në basenin ujor të portit të ri të peshkimit në Durrës. Ende nuk është identifikuar anija e peshkimit që derdhi hidrokarburet dhe mbetjet në det. Ndërkaq, alarmin e dha Organizata e Menaxhim-Peshkimit, që konstatoi ndotjen ekologjike. Ndonëse nëntorin e kaluar anijet e peshkimit janë zhvendosur në portin e ri, ai nuk është dorëzuar ende duke lënë jashtë çdo kontrolli këtë investim të rëndësishëm në sektorin e peshkimit dhe turizmit.