Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
E ftuar në emisionin e kësaj jave të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro do të jetë këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila. Artistja do të sjellë një surprizë për publikun në festat e fundvitit, një album muzikor me këngë shqiptare për Krishtlindjen dhe Vitin e ri. Elsa nuk do të vijë me një këngë, as dy, por me plot 9 këngë ndër të cilat tetë janë këngë klasike amerikane të viteve ‘30-‘40-’50, që i ka përshtatur në gjuhën shqipe. Gjithashtu pjesë e këtij albumi është edhe një dhuratë e veçantë për publikun, kënga “Ja na erdhi Viti i Ri”, nga i cili ka marrë titullin edhe ky album, që do të vijë në një version ndryshe. Albumi i vitit të ri është regjistruar me muzikantë italianë, ndër të cilët edhe artisti Enrico Melozzi, me të cilin Elsa Lila ka patur bashkëpunime edhe më herët, si dhe në festivalin e RTSH-së. Ndiqni disa backstage të kësaj interviste ekskluzive.