Gossip

Elsa Lila “thumbon” publikisht Albinën Kelmendi: “E bëra të famshme me duart e mia”

Bota e showbiz-it shqiptar nuk ndalet kurrë pa drama! Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga rivalitetet më të përfolura të skenës muzikore shqiptare – atë me artisten Albina Kelmendi.

Në një emision së fundmi, Elsa foli për një ngjarje të së kaluarës që, sipas saj, ishte e padrejtë. Pa përmendur emra konkretë, ajo la të kuptohej qartë se i referohej Albinës.

Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person

– deklaroi këngëtarja.

Në fund, ajo shtoi një paralajmërim që tërhoqi edhe më shumë vëmendje:

Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.

Deklaratat e saj kanë ndezur menjëherë diskutimet në rrjet, duke rikthyer në qendër të debatit rivalitetin mes dy artisteve që dikur ndanë të njëjtën skenë.

Kujtojmë se Elsa Lila dhe Albina Kelmendi garuan në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin 2022, ku Elsa fitoi çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina dhe familja e saj fituan zemrat e publikut dhe përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion.

Por lidhja e tyre shkon shumë më herët. Në vitin 2014, gjatë “The Voice of Albania 4”, Elsa ishte mentore e Albinës, e cila arriti deri në finale nën drejtimin e saj. Pikërisht për këtë arsye, fjalia e Elsës “E bëra të famshme me duart e mia” është interpretuar si një referencë ndaj asaj periudhe.

Nga ana tjetër, Albina Kelmendi deri tani nuk ka bërë asnjë reagim publik ndaj deklaratave të Elsës, duke zgjedhur të heshtë për momentin.