Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi një sërë ndryshimesh në strukturën e drejtorive vendore. Ndër më të rëndësishmit përmendet zgjerimi i kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga drejtoritë e qarqeve. Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor. Ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për Komisariatet Rrugore të cilët do të jenë të pavarur nga drejtoritë vendore.