Një anije me pasagjerë u përfshi nga flakët në Greqi. Ngjarja u shënua gjatë natës, kur trageti “Venizelos” me 875 persona në bord sapo kishte lënë portin e Pireut me destinacion Chania-n në Kretë. Në mjetin lundrues ku ndodheshi edhe dhjetëra shtetas shqiptarë lundroi për 5 orë në flakë derisa u kthye në port. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.