Mbyllja e vendit ku Koreja e Veriut kryen testime bërthamore është çështje ditësh. Në maj, Punggye-ri kyç dyert, në një akt publik ku gjithashtu janë ftuar ekspertë nga Koreja e Jugut e Amerika. Dy ditë më parë, në takimin historik të dy Koreve, liderët Kim Jong-un dhe Moon Jae-in, ranë dakort të punojnë për të pastruar Gadishullin Korean nga armët bërthamore.