Beyonce ka performuar dy herë në festivalin “Made in America” në Philadelphia një herë në vitin 2013 më pas në 2015-ën.
Këtë vit ajo ishte e ftuara speciale e cila do të shijonte festivalin në radhë të parë së bashku me Jay Z. Dyshja e famshme janë parë duke parë spektaklin ku gjithashtu këngëtarja e famshme është suprizuar për ditëlindje.
Gjatë pushimit të dytë të festivalit, Jay-Z dhe miqtë që ishin me ta, nxorrën tortën duke i uruar yllit të pop-it ditëlindjen.
Në fakt duhen edhe pak ditë nga ditëlindja e 38-të e Beyonce por siç po ndodh me shumë personazhe të famshme, festimet nisin ditë më përpara.