Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi, ku nesër do të zhvillohet një nga përballjet më të pritura të këtij viti Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Mbërritja e kuqezinjve është shoqëruar me masa të rrepta sigurie dhe me interes të jashtëzakonshëm nga mediat vendase e të huaja.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në qytetin e Leskovcit, ku edhe do të luhet ndeshja. Atmosfera brenda ekipit shihet e qetë, me fokus maksimal tek loja.
“Jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të përfaqësuar me dinjitet ngjyrat tona,” – është shprehur trajneri shqiptar para mediave.
Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se ekipi është pritur me korrektesë nga organizatorët, ndërsa siguria mbetet prioritet kryesor.
Përballjet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë gjithmonë një ngarkesë të veçantë emocionale, dhe kjo sfidë nuk bën përjashtim.
Në rrjetet sociale, tifozët shqiptarë po e quajnë këtë ndeshje “testin e karakterit”, ndërsa në Beograd media e ka cilësuar si “sfidën më delikate të sezonit”.
Ndeshja do të luhet të shtunën, më 11 tetor, ora 20:45, në stadiumin “Gradski” të Leskovcit, nën monitorimin e vëmendshëm të UEFA-s.
Një përballje që nuk është thjeshtë sportive, por edhe një moment që bashkon zemrat e miliona tifozëve kuqezi, brenda dhe jashtë Shqipërisë.