Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një reagim në Facebook mbi ndikimin negativ të protestës që ka hyrë në ditën e 17-të.
Sipas Ballës, protesta po dëmton turizmin dhe ekonominë e vendit pasi ka kaluar nga një protestë paqësore në bllokim të qarkullimit të automjeteve.
“Protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe po godet turizmin dhe ekonominë tonë kombëtare. Nga një protestë paqësore, ajo po degradon në bllokim rrugësh e trafiku”, shprehet Balla.
Kreu i grupit të PS gjithashtu ka publikuar dhe një mesazh që ka marrë një emigrant, ku përforcon pikëpamjen e tij se protesta po dëmton dhe imazhin e Shqipërisë te turistët e huaj.