Aktualitet

Delegacioni i PD në Strasburg: Diskutime për raportin e Shqipërisë në Parlamentin Evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ndodhen në Strasburg, ku në seancën plenare të Parlamentit Evropian sot pasdite pritet të diskutohet dhe miratohet raporti për Shqipërinë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, deputetët demokrat janë takuar më Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David McAallister.

Ata shprehen se integrimi evropian kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

E falënderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.

Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Evropian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.