Në shërbimin e hematologjisë ku janë të shtruar pacientët me sëmundje të gjakut mungojnë medikamente të rëndësishme që shërbejnë për kimioterapi. Bëhet fjalë për Mabthera, një flakon i së cilës kushton 1550 euro. Mjekët thonë se nëse medikamenti nuk i jepet pacientit atëherë kur duhet dhe në sasinë e duhur nuk bën asnjë efekt përkundrazi dëmton duke krijuar rezistencë ndaj medikamentit. Nuk gjenden as Citozar, Herceptina, e Citostatikë të tjerë të kushtueshëm.