Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve po shënohet me protesta në shumë vende. Në Stamboll, policia turke prangosi disa persona që po përpiqeshin të marshonin drejt Sheshit “Taksim”, për kremtimin e 1 Majit. Autoritetet u justifikuan me shqeësimet për sigurinë. Në Sri Lanka, qeveria i shtyu tubimet dhe procesionet që shënojnë Ditën e Punëtorëve, me arsyetimin e kremtimeve të festivalit 1-javor “Vesak”. Në Shtetet e Bashkuara, edhe këtë vit planifikohen kundërdemonstrata nga ekstremistët e djathtë, të cilët shënjestrojnë sindikatat dhe aktivistët e punës. Në Filipine, mijëra vetë u mblodhën sot pranë Pallatit Presidencial në Manila, kundër mosmbajtjes së premtimeve për dhënien fund të punësimit afat-shkurtër.