Deputeti gjerman, Gunter Krichbaum i qëndron mendimit se “Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në është e parakohshme”. Në një intervistë për mediat në Gjermani, Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag, thotë se “Korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të vendit”. Argumentin për qëndrimin pesimist, Krichbaum e ilustron me një imazh tipik nga seanca e 12 Prillit në Kuvendin e Shqipërisë ku Opozita hodhi miell në drejtim të Kryeministrit.