Në një intervistë për mediat greke, Kryediplomati i Athinës, Nikos Kotzias, foli për negociatat me Shqipërinë lidhur me delimitimin e zonave detare. “Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, – tha Kotzias. Më 30 prill, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e parë të bisedimeve. I dytë pritet të mbahet në Greqi.