Aktualitet

Negociatat për anëtarësim, Holanda: Koha për rezultate konkrete!

Dy ditë pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për shtyrjen e hapjes së negociatave, reagoi ambasada e Holandës në Shqipëri. Sipas ambasadës së Holandës, tashmë ka një udhërrëfyes të qartë deri në qershor të 2019-ës dhe ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasada vë theksin tek reforma në drejtësi, duke theksuar se ajo duhet të ecë përpara. Holanda ishte një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.