Aktualitet

Nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës dhunohet në zyrën e tij

Dhunohet nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi sot në mjediset e këtij institucioni ku Aurel Lapaj u përfshi në konflikt me një topograf.  Sipas Kryebashkiakes Zamira Rami, Lapaj u godit me grusht në zyrën e tij nga Shefqet Alikaj, pas një debati të ashpër mes tyre. Rami vlerësoi bashkëpunimin me Policinë dhe i bëri thirrje organit të akuzës, të zbardhë ngjarjen e të vendosë përgjegjësit para Drejtësisë.