Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve midis Shqipërisë dhe Polonisë!

Shqipëria dhe Polonia kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke u dhënë mundësi qytetarëve të të dy vendeve të përfitojnë pension bazuar në vitet e punës të kryera në secilin shtet.

Marrëveshja u firmos në Varshavë nga Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila e cilësoi këtë si një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Çfarë parashikon marrëveshja?

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Poloni do të kenë të drejtë të përfitojnë pension duke përfshirë vitet e punës në të dy vendet.
Po ashtu, qytetarët polakë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga njohja e kontributeve të tyre.
Vitet e punës nuk humbasin, por bashkohen për efekt pensioni.