Si ta kuptoni që disa marrëdhënie që po krijoni nuk ju çojnë askund? Shumica e shenjave janë aty që në fillim. Ka disa pika që duhet t’i kushtoni shumë vëmendje si për shembull nëse ai ka harruar atë që ju keni thënë në mesazhe. Nëse jeni njohur në rrjetet sociale dhe para se të dilni në një takim, keni diskutuar disa tema, të cilat ai tani i ka harruar plotësisht, kjo është një shenjë që mund të zbulojë shumë për karakterin dhe qëllimet që në fillim.
Ai flet keq për ish-at e tij. Pavarësisht se si përfundoi marrëdhënia e mëparshme, ai nuk duhet të flas keq për personin që ka dhënë kohë nga jeta e tij. Ai është veshur keq për takimin. Në fund të fundit, të dukeni i kuruar do të thotë që ai dëshiron t’ju bëjë përshtypje. Përkundrazi, mungesa e interesit mund të reflektohet edhe në pamjen e tij.
Ai tallet me ju për gjërat që thoni apo edhe ato që keni porositur. Ndoshta ai po përpiqet të “thyejë akullin” në këtë mënyrë, por po e bën në mënyrën e gabuar. Ai nuk ju bën pyetje. Nuk po themi të fillojmë një intervistë, por të flasësh vetëm për veten e tij, pa u interesuar të mësosh më shumë për ty, është një nga flamujt më të mëdhenj të kuq.
Ndoshta nuk jeni në humor për t’u veshur. Ndoshta ju dhe partneri juaj nuk keni para për të kaluar një natë jashtë. Sido që të jetë, më besoni kur them se nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia për të kaluar një kohë të mirë me partnerin. Takimet në shtëpi janë po aq të mira dhe ndoshta edhe më të mira, thotë edukatorja e seksit Leah Carey. Sidomos pasi ato mund të japin më shumë atmosferë komode dhe romantike sesa një bar i mbushur me njerëz.