Bota

Nëse dalin gjallë nga shpella, ekipi tajlandez prezent në finalen “Rusi 2018”

FIFA i dërgoi një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Tailandës, duke u ofruar mbështetjen familjeve të 12 lojtarëve të rinj dhe trajnerit të tyre të bllokuar në një shpellë në veri të vendit. Në letrën e firmosur nga presidenti Gianni Infantino thuhet gjithashtu se organizata do të donte t’i ftonte në finalen e Kupës së Botës në Rusi, nëse ata do të shpëtonin në kohë. Prania e skuadrës në finale cilësohet si moment bashkimi dhe festimi nga Qeveria botërore e futbollit.