Asnjë nga ne nuk ka planifikuar të dashurohet me një burrë të martuar, por ka raste kur edhe më të mençurat mes nesh pushtohen nga emocionet. Ja disa gjëra që duhen marrë parasysh kur dilni me një burrë të martuar:
1. Ti nuk je prioriteti i tij
Të dalësh me një person të martuar do të thotë të pranosh faktin se familja e tij është prioriteti i tij. Ai mund t’ju bëjë të ndiheni e veçantë dhe e pazëvendësueshme, gjë që jeni, por nuk jeni prioritet.
2. Ji e kujdesshme për besimin kundrejt tij
Edhe pse je dashuruar me një burrë të martuar dhe ai thotë se është i dashuruar me ty, bëj kujdes. A mund t’i besosh dikujt që po zgjedh të mashtrojë dikë tjetër? Ki kujdes se si ai flet për gruan e tij, pasi kjo tregon më shumë për të dhe karakterin e tij.
3. Mbani opsionet e hapura
Të jesh e dashuruar me një burrë të martuar mund të jetë emocionuese, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni dhe e plotësuar. Megjithatë, shumë shpejt mund të ndiheni të vetmuara. Kur ke nevojë për të, ai mund të mos jetë aty. Prandaj, mund të jetë e duhura të jesh e hapur për takime të tjera. Kjo gjë mund t’ju lejojë të lidhesh me dikë me të cilin mund të kesh një të ardhme.