Celebrities Music

Nëse mendoni se me koncertin e saj u mbyll gjithçka, Dua Lipa ju tregon surprizën e rradhës!

Ajo është padyshim krenaria e të gjithëve neve. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa mbajti në muajin nëntor një koncert virtual për t’i ardhur sa më pranë fansave të saj. Koncerti i saj “Studio 2054” pati sukses të madh dhe nëse mendoni se gjithçka mbaroi këtu, Dua ka një suprizë tjetër për të gjithë ne!

https://www.instagram.com/p/CMSou2IHVDA/

Gjatë këtij koncerti është xhiruar edhe një dokumentar në prapaskenë, ku për më shumë detaje diva e shumë hiteve botërore do të na tregojë sot. Ne mezi po presim, po ju?!

Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është renditur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift etj.

Sa i përket jetës sentimentale, Lipa dhe vëllai i modeleve Hadid, Anwar, po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë.