Celebrities

Kokë e këmbë e dashuruar! Njihuni me varësen e veçantë të Dua Lipa-s!

Këngëtarja e famshme më origjinë shqiptare, Dua Lipa prej rreth dy vitesh po shijon një romancë me Anwar Hadid. Ata janë kthyer në çiftin më të dashur të showbizi-t. Dua dhe partneri i saj 4-vite më i vogël e kaluan fundvitin dhe Krishtlindjet me familjen e 21-vjeçarit dhe festuan të gjithë bashkë si një familje.

Sapo viti 2021 ka mbërritur, çifti ka udhëtuar drejt Meksikës për të shijuar plazhet e bukura të shtetit meksikan. Së fundmi, Anwar ka ndarë me ndjekësit në Instastory, një video të Dua-s duke zbuluar varsen që ajo ka me shkronjën A-Anwar.

Dua Lipa ka hapur zemrën dhe ka folur si rrallëherë për lidhjen e saj me Anwar Hadid. Autorja e hitit “Don’t start now” tha në muajin shkurt për “British Vogue” se:

Ne kemi shumë kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam të ndajmë së bashku, atëherë në rregull kjo është kënaqësi. Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë. Ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni.