Nesër luhet Tirana-Crvena Zvezda, e vlefshme për turin e dytë paraeleminator për kualifikimin në grupet e Champions League-s për sezonin 2020-2021. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Air Albania” dhe është me një takim. Në këtë përballje me kampionët e Serbisë, Tirana vjen pasi eleminoi në turin e parë Dinamon e Tbilisit.