Aktualitet

Nesër seancë plenare dhe protesta e opozitës

Kuvendi mblidhet nesër në orën 10:00 në seancë plenare, ndërkohë që paralelisht është paralajmëruar edhe protesta e opozitës. Mësohet se protestuesit do të mblidhen para Parlamentit në orën 09:30, ndërkohë që do të angazhohen një numër i madh forcash sigurie. Opozita po zhvillon protesta të përjavshme para Parlamentit kur ka seancë plenare, ndërsa më 13 prill në orën 18:00, është paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë.