Bota

Netanyahu akuzon Abbasin për anti-semitizëm

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Presidentin Palestinez, Mahmoud Abbas për anti-semitizëm dhe mohim të Holokaustit. Akuzat erdhën pasi Abbas u shpreh se “Persekutimi i hebrenjve evropianë erdhi nga sjellja e tyre, si huadhënës e jo për shkak të fesë”. Krahas Netanyahu-t, shumë grupe që mbrojnë të drejtat e hebrenjve, reaguan ashpër.