Showbiz

Neymar akuzohet për përdhunim

Edhe futbollisti i famshëm Neymar Jr është përfshirë në valët e akuzave seksuale.

Së fundmi ai është akuzuar për përdhunim nga një vajzë të cilën siç duket e ka njohur nëpërmjet platformës sociale Instagram.

Ngjarja supozohet se ka ndodhur më 15 maj në një hotel në Paris. Ylli i Saint Germain pasi ka folur me vajzën online e ka ftuar atë në një udhëtim në Paris gjatë të cilit mendohet të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.

Menjëherë pasi u kthye në Brazil, vajza, identiteti i të cilës është mbajtur privat, e ka denoncuar atë tek autoritetet përkatëse.