Gossip Showbiz

Nga natyrale në e panjohur? Ndryshimi i Mandy Moore që po bën xhiron e rrjetit…

Mandy Moore ka bërë bujë me paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq, duke habitur fansat që e kishin të vështirë ta njihnin. Aktorja dhe këngëtarja 41-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin “This Is Us”, mori pjesë më 26 shtator në Step Up Inspiration Awards 2025 në Los Angeles, ku u shfaq me një stil elegant dhe të guximshëm.

E veshur me një bluzë të bardhë, minifund të zi, geta të errëta dhe taka të larta, Moore e kompletoi pamjen me një buzëkuq të kuq të ndezur.

Por, përveç veshjes, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fytyra e saj, që shumë ndjekës e konsideruan “krejt ndryshe” nga imazhi që ata kujtonin. Në rrjetet sociale, reagimet nuk vonuan.

Jam vërtet e hutuar

-shkroi një përdoruese në X (ish-Twitter).

Një tjetër komentoi:

Mandy Moore ishte e bukur natyrshëm – pse do të ndryshonte kaq shumë? Nuk e njoh dot.

Një tjetër reagim me humor shkruante:

Më falni, por a e ka parë ndokush Mandy Moore kohët e fundit? Kjo është shumë larg fytyrës që kishte kur lindi!


Ndërsa një komentues tjetër shtoi:

Çfarë ndodhi me Mandy Moore? A është e njëjta person? Fjalë për fjalë, disa muaj diferencë dhe duket krejt tjetër.

Për momentin, Moore nuk ka reaguar ndaj komenteve që kanë shpërthyer në rrjet, megjithatë debatet vazhdojnë të ndahen mes atyre që e mbrojnë për “të drejtën për të ndryshuar” dhe të tjerëve që shprehen se “ajo ka humbur natyrshmërinë që e bëri të dashur për publikun”.

Ky debat vjen në një kohë kur shumë figura të njohura të Hollywood-it përballen me kritika për ndryshimet e pamjes, duke nxitur diskutime të gjera mbi standardet e bukurisë dhe presionin publik që përjetojnë gratë në qendër të vëmendjes.