Gossip

Mandy Moore reagon për herë të parë pas polemikës së ‘toxic mom group’ të Ashley Tisdale?

Mandy Moore ka thyer heshtjen lidhur me reagimet e shumta që ka shkaktuar artikulli viral i Ashley Tisdale për “toxic mom group”.

Aktorja 41-vjeçare ka dalë publikisht në mbrojtje të Matthew Koma, bashkëshortit të Hilary Duff, pas komentit të tij të fortë ndaj artikullit, në të cilin Tisdale shprehej se ishte ndjerë e lënë jashtë nga shoqet gjatë periudhës post-partum.

Moore ka shpërndarë në Instagram një Story të Koma-s që tregon Moore duke performuar hitin e saj “Candy” në një koncert bamirësie në Kaliforni për përvjetorin e zjarreve të Pacific Palisades.

Ajo ka shtuar me fjalët:

Ky moment duket shumë i përshtatshëm, pasi @matthewkoma është një nga njerëzit më të talentuar dhe bujarë që kam fatin të njoh.

Aktorja gjithashtu përmendi se Duff dhe Koma u kishin ofruar strehë familjes së saj, përfshirë bashkëshortin Taylor Goldsmith dhe fëmijët Gus, Ozzie dhe Louise, gjatë evakuimit nga zjarret:

Ju dua, MB!!


Koma kishte shkaktuar polemikë më parë duke quajtur Tisdale “self-obsessed” dhe “tone deaf”, pavarësisht se më parë ajo e kishte lavdëruar të njëjtën rrjetë mamash, duke përfshirë Duff, Moore dhe Meghan Trainor, si “village” e saj pas lindjes së vajzës Jupiter në 2021.

Ndërkohë, motra e Hilary-s, Haylie Duff, duket se ka dhënë mbështetje të heshtur për artikullin e Tisdale, duke shënuar një like në një postim promovues të The Cut që lidhej me eseun e Tisdale.

Ky veprim vjen pas spekulimeve të gjatë për një ndarje të mundshme mes motrave Duff, të cilat nuk janë fotografuar së bashku që nga viti 2019 dhe kanë pak ndërveprime në rrjetet sociale.

Eseu i Tisdale, i titulluar “Breaking Up With My Toxic Mom Group”, detajonte ndjenjën e saj të përjashtimit gjatë muajve post-partum, duke shpjeguar se nuk ishte ftuar në disa takime dhe se kjo e kishte bërë të ndihej “sikur ishte përsëri në shkollë të mesme”.

Ajo tha se i kishte dërguar një mesazh grupit duke njoftuar:

Kjo është shumë shkollë e mesme për mua dhe nuk dua të jem pjesë e saj më.

Pavarësisht se nuk ka përmendur emra, fansat menjëherë lidhën grupin me Duff dhe Moore, veçanërisht pasi Tisdale i kishte ndjekur të dyja në Instagram.

Një ish-anëtare e grupit, dizajnerja Samii Ryan, ka shtuar më tej dyshimet, duke shpërndarë një video me një këngë sfiduese të Megan Thee Stallion, e shoqëruar me mbishkrimin “2026 mood”, që fansat e interpretuan si një përgjigje indirekte ndaj Tisdale.


Ndërkohë, Moore dhe Duff vazhdojnë të jenë të afërta dhe kanë folur hapur për mbështetjen e gjetur tek njëra-tjetra, duke kaluar së bashku edhe periudhën e zjarreve ku Moore humbi shtëpinë e saj.