Aktualitet

Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me ministrin italian të Drejtësisë!

Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Lamallari:

“Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.

Shqipëria dhe Italia forcuan edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Marrëveshjet që u shkëmbyen nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.

Më poshtë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Italisë dhe Shqipërisë

1.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike

2.       Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare

3.       Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri

4.       Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave

5.       Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës

6.       Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes

7.       Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë

8.       Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile

9.       Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare

10.   Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës

11.   Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019

12.   Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë

13.   Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA

14.   Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit

15.   Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO

16. Marrëveshja e partneritetit strategjik mes Ramës dhe Melonit