Aktualitet

Ngritja e flamurit në Vlorë, 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Dita e Flamurit që mblodhi sot në Vlorë autoritetet më të larta shtetërore në një ceremoni solemne me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u shoqërua me një minutë heshtje në nderim të jetëve të humbura nga tërmeti që goditi vendin. Flamuri Kombëtar u ngrit në mënyrë ceremoniale në Sheshin e Flamurit, në praninë e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Presidenti Meta u shpreh se, “sot nuk është një ditë për t’u festuar, por është dita për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar, Ditën e Pavarësisë dhe të krijimit të shtetit tonë”.