Kur dëgjon emrin Pininfarina Battista mendon sikur është një panetone. Në fakt është shpejtësia e dritës mbi 4 rrota me dizajnin më spektakolar të parë ndonjëherë në një makinë. Është një hipermakinë shumë speciale, e cila ka 1,900 kuaj fuqi, që do të thotë se nëse i jep gazit, ti po udhëton më shpejt se mendimet e tua. Nga 0 në 100 km/h? Vetëm 1.9 sekonda. Po flasim për shpejtësi të stilit “Fast & Furious,” por pa zhurmën e motorëve. Është elektrike.
Dizajni? Një kryevepër nga Luca Borgogno, i cili ka sjellë elegancën italiane në një nivel tjetër. Linjat aerodinamike të Battistës e bëjnë atë të duket sikur po lëviz edhe kur është e parkuar. Dhe ai ndriçimi LED para? Duket si të ishte marrë nga një film futuristik. Battista ka një bateri 120 kWh, që të çon deri në 500 km me një karikim. E nëse të intereson shpejtësia maksimale, kjo makinë kap mbi 350 km/h.
Me një sasi shumë të limituar prej vetëm 150 njësi në botë dhe një çmim rreth 2 milionë euro, kjo nuk është thjesht një makinë – është një vepër arti për koleksionistët e makinave. Nëse do të dukesh si Batmani, Pininfarina Battista është makina jote e rradhës.