Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit nga KPA-ja, Besnik Muçi vijon punën në Gjykatën Kushtetuese

Besnik Muçi u paraqit sot në ambientet e Gjykatës Kushtetuese si anëtar edhe pse dje u shkarkua me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për probleme me pasurinë. Siç paralajmëroi, Muçi nuk e merr parasysh vendimin e KPA-së, me pretendimin se në ditën kur u emërua nga presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses e humbi statusin e Prokurorit, ndaj Kolegji nuk mund të vendosë për të.