Showbiz

Një karrierë që në moshë të vogël, Justin Bieber zbulon momentin kur thuajse kreu vetëvrasje

Këngëtari kanadez Justin Bieber duket se po kalon një periudhë reflektimi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai ka treguar për momentet e fëmijërisë së tij kur u bë i famshëm dhe nuk ishte vetëm një djalosh i thjeshtë.

25-vjeçari u shpreh se në atë periudhë ai e përjetoi shumë keq famën. U kthye në një djalë arrogant i cili nuk kishte aspak respekt për gjininë e kundërt madje shumë shpejt ra edhe në depresion.

“Më kujtohen ditët kur nuk kisha dëshirë të ngrihesha nga krevati në mëngjes. Shpeshherë mendoja edhe të vetëvritesha” -shkroi ai duke shokuar miliona ndjekës në Instagram.