Aktualitet

Një mln euro mashtrim me leje ndërtimi, arrestohet 41 vjeçari

Një 41-vjeçar u arrestua në Tiranë për mashtrim në vlerën e 1 milion eurove. Në pranga përfundoi Klodian Ciruna, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim. Policia thotë se “shtetasi i ndaluar iu ka marrë tre personave një shumë prej një milionë eurosh, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi me kontrata noteriale fiktive si dhe duke krijuar përkohësisht një kompani “Call Center”, me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.