Showbiz

Një muaj para lindjes, Meghan Markle merr një vendim të rëndësishëm

Dukesha e Sussex-it pritet të sjellë në jetë në muajin prill, fëmijën e saj të parë që mendohet se është djalë.

Burime pranë oborrit mbretëtor kanë konfirmuar se vetëm muajin e fundit para lindjes ajo ka vendosur ta kalojë krejtësisht në privatësi duke mos u shfaqur më në publik.

Meghan ka përfunduar të gjitha vizitat mbretërore dhe detyrat e saj dhe tashmë do të marrë pak kohë pushim nga vëmendja e publikut.