Sport

Një penallti e çuditshme i mjafton Flamurtarit, fitorja e parë vjen ndaj kryesuesve të Vllaznisë!

Flamurtari ka arritur të regjistrojë sot fitoren e parë në këtë kampionat, në ndeshjen e javës së 9-të përballë kryesuesve të Vllaznisë.

LEXO EDHE: Revolta e Vinicius pas zëvendësimit në “El Clasico”, braziliani i kërkon falje të gjithëve përveç…

Vlonjatët kanë fituar me shifrat minimale 1-0, pas një ndeshje të luftuar, ku e kërkuan me ngulm golin derisa e gjetën atë me një penallti të pazakontë të realizuar nga ish-i Herald Marku.  Gjyqtari Lataj anuloi golin e shënuar dhe jep penallti për një prekje të topit me dorë të Gurishtës.

LEXO EDHE: Inter, emergjencë në portë. Kush janë Calligaris dhe Taho, të rinjtë premtues të skuadës së parë?

Më pas ata administruan lojën përballë kuqebluve të cilët u shfaqën më pak kërkues se në ndeshjet e tjera, duke marrë tri pikë të arta për moralin më shumë, pasi nuk ndryshojnë vendin e vlonjatëve në fundin e renditjes dhe as të shkodranëve në kreun e saj.

FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-0
76′ (p) Marku

Në orën 19:30 startojnë Dinamo – Partizani, ndeshja luhet në Elbasan dhe Tirana –  Elbasani, që luhet në Arenën Kombëtare. Dje Egnatia mundi 1-0 Teutën, ndërsa Bylisi 2-1 Vorën.