Nostradamusi ka lënë pas vetes parashikimet mbi ngjarje të mundshme në të ardhmen. Ky vit nuk bën përjashtim. Parashikuesi i shekullit të 16-të paralajmëroi incidente të shumta alarmuese që do të ndodhnin. Nostradamusi i kompozoi parashikimet e tij në katër vargje misterioze, të cilat përmbanin fatin e ngjarjeve globale. Shumë prej tyre u paraqitën në veprën e tij të vitit 1555 “Profecitë”, e cila përfshinte jo më pak se 942 katër vargje. “Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja”, kishte deklaruar ai në vepër.
Nostradamusi thotë se edhe “një njeri i madh do të goditet nga një rrufe në një ditë”. Kjo figurë e shquar mund të jetë kushdo, nga familja mbretërore dhe udhëheqësit botërorë deri te një personazh i famshëm i njohur. Megjithatë, ajo që mbetet e qartë është se kur ky individ do të goditet nga rrufeja apo nëse do të goditet.
Ndërkaq, Baba Vanga, gruaja e verbër për të cilën thuhet se ka parashikuar shumë ngjarje dhe fenomene botërore përpara se të ndodhin, ka bërë një të tillë edhe për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. E konsideruar si “Nostradamusi i Ballkanit”, së fundmi në shumë media botërore thuhet se në vitin 1979 ajo kishte parashikuar që Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën.
Në një takim që kishte patur me shkrimtarin Valentin Sidorov, BirminghamLive raporton se Baba Vanga i kishte thënë: “Të gjithë do të shkrihen si akulli, vetëm një do të mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Nuk do të ketë asnjë pengesë në rrugën e saj dhe do të bëhet zot i botës”. Specialistët kanë përllogaritur se 68% e profecive të saj kanë ndodhur dhe jo 85% siç pretendojnë ndjekësit në rrjetet sociale.