I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktori i njohur Nik Xhelilaj. Në një intervistë mjaft të veçantë me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin aktori ka zbuluar detaje nga jeta e tij, karriera, projektet që do të vijnë dhe sigurisht është ndalur edhe tek regjisori Piro Milkani, i cili ndërroi jetë më 24 Maj. Një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës.
Së fundmi Nik Xhelilaj dhe Aldo Marku kanë bërë të ditur se po punojnë për një projekt së bashku, por për çfarë bëhet fjalë?
Për Aldon kam shumë ndjesi pozitive, kam respekt profesional për të. Pjesëmarrja në BBV e vonoi pak procesin por ne jemi në diskutime për të bërë “Polic për Kokë 2”. Ai ka një draft, i cili është më i rëndësishmi sepse ti më pas bën vijën e historisë dhe më pas duhet vetëm që të ulet dhe të gjejë mundësinë për të zhvilluar dialogjet. Tani e kemi një dëshirë, për ta bërë një dysh sepse unë nuk kam qenë këtu por me çfarë kam ndjerë dhe kuptuar nga Aldo dhe nga Olsi ka pasur një reagim shumë pozitiv për atë zhanrin që ka si film. Unë me qejf e kam, Aldo me qejf ew ka edhe Olsi gjithashtu.