Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Një show i shëmtuar”, Monika Lubonja ka diçka për t’i thënë Elton Ilirjanit: “Gjëja e parë që duhet të bënte ishte…”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në pjesën e dytë ka qenë Monika Lubonja. Aktorja si një mike e rinisë së Parashqevi Simakut ka zbuluar më shumë detaje në lidhje jetën e saj për periudhën kur qëndronin së bashku dhe gjithashtu është ndalur edhe tek Elton Ilirjani, i cili e ndihmoi ikonën e muzikës në Amerikë.

Ka qenë një njeri shumë paqësor dhe ajo që mua më vjen keq është mënyra se si po përfitohen disa gjëra në kurriz të saj dhe të them të drejtën kur e kam parë për herë të parë ma besoni kam qarë shumë.  Jo kam ndjerë keqardhje por thoja nuk e meriton ky njeriu sepse ka vuajtur shumë në jetë.

Çfarë e ka arritur në këtë jetë e ka marrë me forcat e veta dhe më vjen keq që dalin njerëz sidomos artistë që kanë punuar me të dhe të diskutojnë gjëra kaq të ulta. Më vjen keq të them që nuk na e ka fajin publiku ne i bëjmë keq njëri-tjetrit. Ne nuk duam njëri-tjetrin. Jam shokuar nga disa kolegë, më vjen zor që dalin dhe shprehen në atë mënyrë. 

Kur u pyet se çfarë i uron ajo mikeshës së saj tani, Monika u shpreh:

Unë uroj vetëm një gjë që ai djali që ka dalë për ta ndihmuar Parashqevinë, e para gjë duhet që patjetër të konsultohet me një mjek dhe të shikohet ana emocionale e saj sepse nuk më pëlqejnë këto mënyrat që i dhurohet një unazë ky është një show i shëmtuar që bëhet për të. Në qoftë se një njeri që do ta ndihmojë e merr dhe gjëja e parë që duhet të bëjë ai njeri është që ta çojë tek një mjek për gjendjen emocionale. Ai duhet ta bënte që në fillim pa u ulur në gjunjë e pa na dërguar ato fotot se nuk kishte nevojë fare. Absolutisht që atje duhet të jenë procedura të vështira por kur e mori përsipër, unë them se si gjë e parë duhet të bënte këtë.