Gossip Showbiz

Parashqevi Simaku ndan një kujtim prekës me të birin: “Kur të mbajta për herë të parë…”

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një kujtim të rrallë nga jeta e saj personale. Ajo ka postuar një foto të vjetër, ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj, menjëherë pas lindjes.

Postimi është shoqëruar me një dedikim të ndjerë, ku Simaku shpreh dashurinë dhe mallin për të birin:

Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën.


Ky mesazh prekës ka prekur ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe fjalë dashurie për artisten dhe nënën e përkushtuar.