Celebrities Gossip Magazine

Parashqevi Simaku do të vijë në Tiranë?! Vetë artistja e mirënjohur zbulon të vërtetën…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse. Ndërkaq, bëhet me dije se për momentin këngëtarja ka pezulluar edhe vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri, pas deklaratave të shumta që ka pasur rreth emrit të saj muajt e fundit.

Ndonëse u fol se ajo do të mbërrinte në Shqipëri në vjeshtë, mesa duket këngëtarja ka ndryshuar mendim, duke preferuar që të rrijë sa më e distancuar nga vendlindja e saj, duke zgjedhur që të vijojë jetën në SHBA, larg projekteve për një karrierë të re në Shqipëri. Simaku shprehet se prej rreth 10 muajsh emri i saj është vënë në shënjestër nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes akuzave të pabaza. Ajo i cilëson këto sulme si përpjekje të ulëta për të fituar klikime, duke theksuar se një sjellje e tillë, në fund, ul vetëm ata që e bëjnë.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt, në atë moment, e ulni vetëm veten. Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj! –shkruan artistja në reagimin e saj.

Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj.Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson pas deklaratës së bërë nga Shqipja në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.