Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Agim Baçi:
Një shuplakë të fortë meritojnë kryetarët e partive të reja, që nuk patën kurajon, nuk patën guximin, nuk patën mençurinë, nuk lexuan kodin që të bëheshin bashkë. Dhe unë shikoja mbetjet në disa qytete, do kishin nxjerrë deputetë. E meritojnë këtë shuplakë, sepse menduan se të vetëm mund të bëjnë gjithçka. Ndërkohë që Kodi Zgjedhor i detyron që të bashkohen. Unë nuk arrij ta kuptoj dot kur kishin shumë pika të përbashkëta, kishin SPAK-in, kishin qeverinë e vogël, kishin luftën kundër korrupsionit, kishin kundërshtinë ndaj Ramës dhe Berishës. Sa pika i duheshin më shumë për të bërë bashkë një grupim të fortë politik, që do kishin nxjerrë deputetë? Arrogancë, arrogancë. Sepse 2021 ishte leksion se si u dogj për shembull LSI, që në atë kohë ishte e fortë, për shkak të mosfutjes në një koalicion. Nuk ka nevojë t’i humbësh të gjithë gjërat për ta kuptuar që është e keqe. Kështu i bie që të kthehemi mbrapsht, bota prandaj ka përvojë.