Showbiz

Një tjetër këngëtare shqiptare arrin 1 milionë ndjekës në Instagram

Platformat sociale janë mjaft të rëndësishme për promovimin e projekteve të artistëve të famshëm dhe për shkak se Shqipëria është një vend i vogël, të arrish 1 milionë ndjekës në to është një hap i rëndësishëm.

Së fundmi këngëtarja shumë e dashur për publikun e cila më në fund është rikthyer në Kosovë aty ku ka rrënjët, ka festuar faktin se ka arritur të ketë plot 1 milionë ndjekës në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto ku duket mjaft seksi dhe sensuale ndërkohë që mban në dorë një gotë verë. Javën e kaluar Dafina lajmëroi se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore dhe jo 1 apo 2 por plot 5 tilla dhe fansat e saj nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.