Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit. Tani Dua u detyrua të anulojë një tjetër koncert.
Ylli i muzikës shkroi në InstaStory se ajo nuk do të shfaqej në “Jingle Ball” të iHeartRadio Z100, në New York siç ishte planifikuar pasi ajo është në pushim vokal sipas këshillave të mjekut. Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa zemërthyer ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj. Ajo shkroi:
Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende jo mirë dhe nuk mund të performoj në “Jingle Ball iHeartRadio Z100”. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në “Jingle Ball” të këtij viti. Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të organizimeve të mrekullueshme që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju. Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve!

Rikujtojmë se, një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët vjen nga diva e muzikës pop, Dua Lipa. Këngëtarja e njohur me famë botërore prej kohësh është imazh i markës prestigjioze “Puma”, por së fundmi bashkëpunimi i tyre vjen me koleksionin e parë të Dua-s të cilin kanë vendosur ta titullojnë shkurt, pastër e bukur, “Flutur”.