Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Na e bëre zemrën mal moj Dua! Emri i koleksionit të parë për veshje i këngëtares vjen shqip!

Një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët vjen nga diva e muzikës pop, Dua Lipa. Këngëtarja e njohur me famë botërore prej kohësh është imazh i markës prestigjioze “Puma”, por së fundmi bashkëpunimi i tyre vjen me koleksionin e parë të Dua-s të cilin kanë vendosur ta titullojnë shkurt, pastër e bukur, “Flutur”. Në deklaratën e saj për media, Dua Lipa u shpreh në lidhje me këtë projekt se:

Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura, ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën dhe gjatë këtij viti të fundit, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua. Emri i koleksionit ‘Flutur’ është fjala shqip për “butterfly”. E zgjodha atë në nder të origjinës sime dhe për të festuar gjithashtu këtë fillim të ri me Puma-n.

Ky koleksion do të përbëhet nga veshje dhe këpucë të frymëzuara nga moda e viteve ’90 dhe do të shfaqë një logo të re një flutur që është simbolike e bashkëpunimit të Lipa-s me Puma. Rikujtojmë se së fundmi Dua ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit.

Ndërkaq, kënga Levitating” e bukuroshes është shpallur së fundmi kënga më e mirë e vitit 2021. Sipas renditjes së ‘Billboard Chart’, kjo këngë përfshihet në kategorinë e “Hot 100 Songs” për të gjithë artistët dhe me këtë rast ylli i muzikës pop rrëmbeu vendin e parë. Sa i përket jetës sentimentale Dua dhe i dashuri, Anwar Hadid, thuhet se janë në tension pasi kanë shijuar dy vitet e fundit si çift. Fansat janë bërë dyshues për gjendjen e romancës së çiftit pasi ata nuk janë parë bashkë në publik për gjashtë javë.