Aktualitet

Një tjetër qytetar denoncon torturat në komisariatin e Pogradecit

Pas 27 vjeçarit të komunitetit rom në Korçë, shënohet një tjetër rast dhune nga policia, denoncohet Komisariati i Pogradecit. 28-vjeçari Ilir Bego i ndaluar për dëmtim të makinës private të një efektivi, denoncoi efektivët e qytetit liqenor, për dhunë fizikë. “Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, tha 28-vjeçari.